
Bayerni nën shok, Alfonso Dejvis gjashtë muaj jashtë fushave
Diagnoza e mjekëve të Bajernit të Mynihut për dëmtimin e pësuar nga Alfonso Dejvis në gju gjatë grumbullimit me Kanadanë ishte edhe më e keqe nga ç’mendohej në fillim.
Edhe pse në fillim u mendua thjesht një goditje e fortë në gju pas analizave të bëra në Mynih mbrojtësi kanadez pritet që të rikthehet në fushë vetëm pas gjashtë muajsh. Dejvis ka dëmtuar ligamentin kryesor të gjurit dhe për të rikuperuar nga ky dëmtim do të duhen plot 6 muaj.