Faruk Statovci: Ilir Daja është sulmuar brenda në tunel të stadiumit ‘Fadil Vokrri’

Faruk Statovci: Ilir Daja është sulmuar brenda në tunel të stadiumit ‘Fadil Vokrri’

Trajneri dhe analisti, Faruk Statovci, ka thënë se trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, është sulmuar në ndeshjen ndaj Prishtinës.

“Mua më erdhi një lajm se është sulmuar brenda në tunel trajneri Ilir Daja,” ka thënë ai në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjini.

Ndryshe, gjatë zhvillimit të ndeshjes disa tifozë e kishin ofenduar trajnerin nga Shqipëria, duke e sharë vazhdimisht.

 

Share This