PSG bën “autokritikë”, triumfon në transfertën e Rennes dhe ngjitet në vendin e tretë
PSG rikthehet te suksesi në kampionat dhe gjithashtu në transfertën ndaj Rennes pas pesë vitesh mungesë, me parizienët të cilët triumfuan 1-3 në “Roazhon Park”.
Të besuarit e Luis Enriques kaluan në avantazh në minutën e 32-të fal një kryevepre të Vitinha, ndërsa katër minuta më pas dyfishoi Hakimi dhe kështu u mbyll pjesa e parë.
Në fraksionin e dytë, Rennes u shfaq maksimalisht kërkuese dhe realizoi në minutën e 56-të me Gouiri, por ishte vetëm një iluzion, kjo pasi Kolo Muani realizoi pas tre minutash në prekjen e parë të topit.
Pavarësisht përpjekjeve, vendasit nuk gjetën forcën për të reaguar dhe në fund regjistruan edhe humbjen e parë sezonale.
PSG shkon kështu në kuotën e 15-të pikëve në vendin e tretë, ndërsa Rennes mbetet në vendin e tetë me 11-të pikë, me kampionët e Francës që fituan në këtë transfertë për herë të parë që pas shtatorit të vitit 2018.