Ademi si Çeferin-i
Përzgjedhësi i Kombëtares sonë, Primaz Gliha në një intervistë për RTK, e ka vlerësuar lartë punën që po bën presidenti i FFK-së, Agim Ademi.
Sipas Gliha-s, Ademi dhe kreu i UEFA-s, Çeferin janë të ngjashëm, njerëz që të përqendruar maksimalisht në punën e tyre.
“Agim Ademi ka shumë ngjashmëri më kryetarin e UEF-s, Çeferin-in. E para të dytë janë karateistë dhe kanë rrypin e zi. Pra, janë njerëz të cilët janë shumë të përqendruar dhe fokusuar dhe kanë qëndrimin e tyre. Që të dytë kanë bërë në kohën e tyre kampe stërvitore, këtu në Hajvali, e ka bërë të njëjtin në Kranë, gjysmëorë nga Lubjana, pra një kamp shumë i bukur stërvitore. Janë kryetar që kanë edhe vizion edhe sjellje sportive, për më tepër janë edhe biznesmen, e të cilët dinë të menaxhojnë federatat në mënyrë që ati të zhvillohen”, ka thënë Gliha.
“Një ditë kisha një mysafirë nga Sllovenia dhe ai kur pa kampin në Hajvali është befasuar me punën që është bërë. Madje, ai tha se këso kampi nuk ka as në Slloveni”, ka theksuar Gliha.