Yamal i përgjigjet Van der Vaart pas fitores dramatike të Spanjës

Yamal i përgjigjet Van der Vaart pas fitores dramatike të Spanjës

Superylli i Barcelonës, Lamine Yamal, i është kundërpërgjigjur drejtpërdrejt ish-as-it të Real Madridit, Rafael van der Vaart, pas triumfit të Spanjës ndaj Holandës në Ligën e Kombeve të dielën mbarma.

Yamal shënoi një gol spektakolar në barazimin 3-3, por më pas humbi një penallti në gjuajtjet e 11-metërshave, ku ‘La Roja’ siguroi kualifikimin.

Para ndeshjes, Van der Vaart e kishte kritikuar ashpër talentin spanjoll, duke vënë në dyshim qëndrimin dhe përkushtimin e tij në fushë.

“Vura re disa gjëra te Lamine që më shqetësuan. Pantallonat shumë të ulura, mungesë përpjekjeje, disa gjeste paksa sipërfaqësore… Nëse je kaq i ri, duhet të jesh i lumtur për çdo minutë që luan me Spanjën. Duhet ta tregosh në fushë”, kishte deklaruar VanVan der Vaart.

Pas golit të tij të jashtëzakonshëm, Yamal festoi duke ulur pak pantallonat, një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj kritikave të Van der Vaart.

Më pas, ai reagoi edhe në rrjetet sociale.

“Pantallona poshtë, një gol, një penallti e humbur dhe në gjysmëfinale hehehehe. Forca Spanjë!”, ka shkruar Yamal.

Share This