Prishtina-Ballkani ndajnë pikët në “Fadil Vokrri”
Prishtina dhe Ballkani kanë ndarë pikët në derbin e javës së nëntë në elitën e futbollit tonë, duke luajtur baras 1-1, të dielën në “Fadil Vokrri”.
Dueli mes këtyre dy skuadrave të mëdha në futbollin tonë, ka dhënë një sfidë interesante, edhe pse u shënuan vetëm dy gola.
Ballkani kaloi në epërsi prej 1:0 me golin e realizuar nga Nazmi Gripshi në minutën e 30-të, kurse Prishtina e barazoi rezultatin me anë të Jalen Blesas në minutën e 34-të.
Edhe në pjesën e dytë të kësaj ndeshje, të dy skuadrat e kërkuan golin, megjithatë, në fraksionin e dytë rrjetat heshtën.
Pas këtij barazimi, Prishtina renditet e pesta me 12 pikë, derisa kampioni në fuqi i Kosovës është në krye të tabelës me 20 sosh.