Nga shërbimi ushtarak në Sllatinë, deri të Kombëtarja e Kosovës, rrëfehet Gliha
Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Primoz Gliha, ka folur për herë të parë për një media, në një intervistë më ndryshe, më personale në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
I pari i bankinës së “Dardanëve” fillimisht ka folur për eksperiencën e tij si ushtarë në Kosovë në bazën ajrore të Sllatinës, në ish Jugosllavi.
“Po është shumë interesante. Kam qenë këtu në shërbim ushtarak në vitin 1987, dhe kur jam larguar nga ushtria kam thënë ishalla asnjëherë nuk do të kthehem këtu, sepse ushtria në esencë ka qenë burg për neve. Isha 19 vjeçare në atë kohë, por pas 35 viteve jam kthyer në të njëjtin aeroport ku kam qenë dhe sot jam shumë i lumtur që jam këtu”, ka thënë tekniku slloven.
Strategu slloven thotë se është duke u munduar të flas shqip. Gliha thotë duhet përshtatur vendit aty ku punon ose jeton.
“Kam kaluar në shtatë apo tetë shtete të ndryshme edhe si lojtarë gjithandej botës, prandaj gjuha është diçka shumë normale për mua dhe mundohem të flas në gjuhen e atij vendi sepse duhet të përshtateni dhe aty krijohet një lloj energjie pozitive më të cilën pastaj mund të avancohesh si i huaj”, ka theksuar ai.
Gliha me nostalgji kujton hat-trickun e tij
Ai ka folur edhe për karrierën e tij futbollistike me theks të veçantë për hat tricku e tij kundër Kroacisë nga 3-0 në 3-3 që për pak ia mohoj kualifikimin kroatëve në botërorin e vitit 98′ në Francë.
“Ka qenë gati para 30 vjetësh kështu që është një kujtim shumë i bukur si futbollist nga e cili sot kam shumë dobi, sepse sot rregullisht luajë për veteranët e Kroacisë, kështu që ky është një kujtim i bukur dhe një pjesë shumë interesante e jetës”, ka pohuar Gliha.
Gliha tregon pse nuk e hap telefonin pas orës 21:00
Ish-futbollisti i njohur kroat, e pranon se pas orës 9-të nuk e hap telefonin, sepse sipas tij, një futbollist profesional duhet të respektojë rregullat për të qenë lojtar profesional. Gliha mendon se gjumi është shumë i rëndësishëm tek futbollistët.
“Po, ky rregull ka qenë shumë kontestues në Slloveni kur unë kam punuar atje. Aty isha shumë strikt edhe pse konsiderohej se një futbollist profesionist në zhvillimin e tij duhet të respektojë rregullat profesionale. Gjumi është një nga më kryesoret. Në atë reprezentacion kisha suksese shumë të mira. Kemi fituar ndaj Serbisë kampionat botë 2-0, pastaj kemi luajtur me Francën 1-1, pastaj prapë me francezët 2-2, me portugezët 0-0, me anglezët 2-2, ishim të dytët në grup kështu që është një nga bazat e suksesit të çdo profesionisti”, ka thënë Gliha.
Gliha: Futbolli kosovar po avancohet, ka shumë lojtarë të talentuar
Numri një i bankinës së Kombëtares sonë, në këtë intervistë për RTK, ka folur edhe për Supeligën e Kosovës. Ai nga afër përcjell shumë sfida elitare të vendit tonë. Sipas Gliha-s, futbolli kosovar nga viti në vit është më i mirë.
“Futbolli kosovar nga viti në vit është më i mirë, po avancohet që është logjike sepse keni trajnerë të mirë, edukim të mirë dhe lojtarë shumë të talentuar. Çdo komb dhe çdo mentalitet ka edhe të mirat dhe të këqijat e veta. Ne këtu kemi vetëm një problem pasi që jemi pak si tepër në një pjesë të të menduarit për lojën e futbollit, pra duhet durim, nëse kemi durim do të kemi edhe sukses”, thotë trajneri slloven.
Gliha flet edhe për skandalin në ndeshjen Rumani-Kosovë
Gliha ka folur edhe për skandalin në ndeshjen Rumani-Kosovë. Sipas tij, kreu i UEFA-së, Çeferin i ka të gjitha informatat së çfarë kishte ndodhur në atë ndeshje. Ai pohon se kishte kërkuar nga delegati i ndeshjes të ndërpritet ndeshja, sepse sipas tij, të besuarit e tij, nuk ishin të aftë të vazhdonin lojën.
“Po, unë delegatit në ndeshjen me Rumaninë ia kam sqaruar që lojtarët e mi nuk janë më të aftë për të luajtur një ndeshje normale, sepse ishin të ngarkuar psiqikisht dhe që më e mira do të ishte ose të largohet ajo pjesë e stadiumit, aty ku duhet të zbrazej ose të ndërpritej ndeshja. Pasoja e kësaj ishte që Muriqi mori karton të ku dhe të gjithë të tjerët humbën përqendrimin në ndeshjen më të rëndësishme që duhet ta luanim. Ndërsa sa i përket kryetarit të UEFA-së, ai i ka të gjitha informatat çfarë ka ndodhur”, ka theksuar Gliha.
Gliha zbulon dukurin negative të Kombëtarja e Kosovës
Strategu slloven mendon se tek Kombëtarja e Kosovës, është një dukuri që nuk është askund në kombëtaret tjera. Sipas Gliha-s, tek Kombëtarja jonë, të gjithë lojtarët duan të luajnë në sulm dhe nuk duan të luajnë në mbrojtje.
“Keni diçka që nuk e ka askush. Të gjithë lojtarët duan të luajnë sulm dhe nuk do të luajë në mbrojtje, kështu që kjo është mangësia më e madhe e kombëtares së Kosovës. Këtu në kohën e ish Jugosllavisë e ishte Prishtina në krye me Qira Blazheviqin, ku ju luanit ndryshe krahasuar më këtë që luani sot dhe me siguri mentaliteti është kështu, ndërsa shumë prind mendojnë se nis fëmijët që luajnë në sulm do të fitojnë më shumë para”, pohon ai.
Gliha: Duhet ofruar më shumë mundësi lojtarëve të rinj në Kombëtare
Gliha mendon se tek Kosova ka ardhur koha edhe për t’u rinuar skuadra. Sipas tij, duhet inkuadruar lojtarë të rinj qysh në dy ndeshjet e ardhshme në mënyrë që të shihet sesi do të përshtaten të rinjtë në skuadrën dardane.
“Po, ashtu është. Ne kur e shikojmë ka ndryshuar paksa rinia. Në kohën time ne luanim 16-17 vjeç për ekipet e para dhe nuk kishte problem sa ishte i moshuar, por a i ishte i mirë dhe nëse ishte i mirë mund të luash edhe si 16 vjeç. Çdo gjeneratë ka fillimin dhe fundin e vet. Ne disi jemi në një situate, ku ndeshja me Rumaninë ka treguar disa pika të cilat duhet t’i respektojmë në të ardhmen, tani do të mundohemi në këto dy ndeshje të ardhshme t’i ofrojmë më shumë mundësi lojtarëve të rinj që të shohim sesi do të përshtaten ata në një nivel më të lartë të të luajturit futboll në Evropë pasi Kombëtarja është niveli më i lartë i të luajturit futboll pas Ligës së Kampionëve”, ka thënë Gliha.
Gliha: Mentaliteti, përgjegjësia dhe disiplina i mungojnë Kosovës
Trajneri slloven thotë se Kombëtares së Kosovës i mungon mentaliteti, përgjegjësia dhe disiplina në lojë.
“Mentaliteti, përgjegjësia, disiplina në momentin kur lojtarët humbin topin. I kthehem edhe një herë Prishtinës, viteve 1983, 84, 85, kur unë si i fëmijë i shikojë ata lojtarë Arbnor Morinën e të tjerët, ishin lojtarët të cilët kishin disiplinë dhe një qasje ndryshe ndaj fanellës dhe ndaj njerëzve që vini ardhur për të shikuar futbollin. Sot rinia këtë e shikon nga një aspekte ndryshe, dhe ky është dallimi kryesor ndërmjet kohës kur luanim ne dhe sot”, thotë Gliha.
Ademi si Çeferin-i
Përzgjedhësi i Kombëtares sonë, në fund të kësaj intevistë, ka vlerësuar punën që po bën presidenti i FFK-së, Agim Ademi. Sipas Gliha-s, Ademi dhe kreu i UEFA-s, Çeferin janë të ngjashëm, njerëz që të përqendruar maksimalisht në punën e tyre.
“Agim Ademi ka shumë ngjashmëri më kryetarin e UEF-s, Çeferin-in. E para të dytë janë karateistë dhe kanë rrypin e zi. Pra, janë njerëz të cilët janë shumë të përqendruar dhe fokusuar dhe kanë qëndrimin e tyre. Që të dytë kanë bërë në kohën e tyre kampe stërvitore, këtu në Hajvali, e ka bërë të njëjtin në Kranë, gjysmëorë nga Lubjana, pra një kamp shumë i bukur stërvitore. Janë kryetar që kanë edhe vizion edhe sjellje sportive, për më tepër janë edhe biznesmen, e të cilët dinë të menaxhojnë federatat në mënyrë që ati të zhvillohen”, ka përfunduar Gliha.