
Shqipëri, parashikimi i motit
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime të herëpashershme dhe afatshkurtra me kthjellime. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët ndërsa lokalisht reshjet do të jenë me intensitet deri mesatar. Në orët e vona të mbrëmjes në relievet malore në lindje të territorit reshjet me intensitet deri dhe të lartë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Mjegull e dendur/mjegullinë dhe shikim i reduktuar gjatë orëve të mëngjesit në zonat luginore dhe në momentin e reshjeve të shiut.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 5-14 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi 14-25 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 4-5 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 8/20 | Re shi diell |
Kukës | 7/19 | Re shi diell |
Lezhë | 9/21 | Re shi diell |
Dibër | 9/18 | Re shi diell |
Durrës | 10/22 | Re shi diell |
Tiranë | 10/22 | Re shi diell |
Elbasan | 10/22 | Re shi diell |
Berat | 7/21 | Re shi diell |
Vlorë | 13/19 | Re shi diell |
Korçë | 9/17 | Re shi diell |
Gjirokastër | 7/18 | Re shi diell |
Sarandë | 10/18 | Re shi diell |