
Conceicao zbulon arsyen pse zgjodhi Milanin
Trajneri i AC Milanit, Sergio Conceicao ka treguar arsyet pse zgjodhi skuadrën ‘Rossonere’.
Strategu portugez thotë se me Milanin ëndërron ta fitojë Ligën e Kampionëve.
“Doja të shkoja në një nga ligat më të mira në botë. Unë ëndërroj dhe synoj të fitoj Ligën e Kampionëve dhe kjo është arsyeja pse zgjodha Milanin. E dija vështirësitë që do të hasja, në një kontekst në të cilin nuk kisha kohë, por ku të stërvitja skuadrën një klub historik, i cili mund të më japë mundësinë për t’u afruar më shumë me një nga objektivat që kam për karrierën time, pasi kam fituar kaq shumë në Portugali”, tha ai.
“Në 30 ditë luajtëm 9 ndeshje. Nuk patëm kohë të stërviteshim, gjë që është jashtëzakonisht e ndërlikuar. Do të thotë që nuk kam pasur shumë mundësi për të dhënë gjurmën time të fortë në ekip. Pasi fituam Superkupën kundër Interit, barazuam me Cagliarin me një gabim individual, gjë që mund të ndodhë. Që atëherë, klubit i janë bashkuar çdo ditë trajnerë të rinj…”, ka theksuar Conceicao.