
Skandal, flamuri i Kosovës nuk vendoset në stadiumin e Murcias, emri shkruhet me fusnotë
Spanja është një nga vendet të cilat nuk e njeh shtetin e Kosovës, ndërsa sot ka ndodhur një skandal tjetër.
Kosova sonte në stadiumin e Murcias, zhvillon ndeshjen e kthimit ndaj Islandës, e vlefshme për play-offin e Ligës së Kombeve.
Por në stadium, emri i Kosovës është shkruar me fusnotë.
Sipas asaj që raporton gazetari Arlind Sadiku, përpos emrit me fusnotë, dje nuk ishte prezent flamuri i Kosovës në stadium gjatë stërvitjes.
Sipas rregullores, UEFA detyron organizatorin, në këtë rast Islandën, që vetëm në ditën e ndeshjes ta vendos flamurin e shtetit mysafir.