Ndalet Liverpool

Ndalet Liverpool

Liverpool nuk ka mundur të marrë më shumë së një pikë në udhëtim tek Brightoni.

Brighton dhe ‘The Reds’ ndanë pikët duke luajtur baras 2-2, të dielën në kuadër të Premier League-s.

Brighton e nisi më mirë duke kaluar në epërsi Simo Adingra, që përfitoi nga një gabim amator i mysafirëve dhe shënuar lehtësisht në portën e Alisson (21’).

Por, nuk vonoi shumë dhe Liverpool-i e barazoi rezultatin me anë të Mohamed Salah që u asistua për mrekulli nga Darwin Nunez (40’).

“Reds” pastaj përmbysen rezultatin pasi egjiptiani shënoi sërish, këtë herë nga pika e bardhë (45+1’).

Fraksioni i dytë solli duel edhe më të zjarrtë.

Leëis Dunk realizoi golin e barazimit për vendasit pas një harkimi fantastik të Solly March (78’).

Pas këtij barazimi, Liverpool renditet e treta në tabelë me 17 pikë derisa Brighton zë vendin e gjashtë me 16 sosh.

Share This