
Erdogan i dënon protestat në Turqi, dhjetëra të arrestuar
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka dënuar protestat në rritje në Turqi, për shkak se para disa ditë është arrestuar një nga figurat kryesore të opozitës, Ekrem Imamoglu.
Ndërsa, në fjalimin e së premtes, presidenti turk Erdogan tha se qeveria e tij nuk do t’i “dorëzohet” “vandalizmit” ose “terrorit të rrugës” përpara protestave të tjera të planifikuara, “Nuk do të pranojmë prishjen e rendit publik”.
Të mërkurën, policia arrestoi kryetarin e bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglu, një nga më shumë se 100 personat e mbajtur nën akuzat për korrupsion dhe ndihmë për grupet terroriste.
Kritikët e qeverisë janë mbledhur në qytete anembanë Turqisë në protestë, me turma të grumbulluara sërish në Stamboll dhe Izmir të premten, duke sfiduar ndalimet e demonstratave.
Derisa, të enjten, 53 persona u arrestuan në protesta, tha ministri i Brendshëm i Turqisë.
Ozgur Ozel, kreu i partisë së Imamoglu, Partia laike Republikane Popullore (CHP) – ka bërë thirrje për një protestë të tretë të natës jashtë bashkisë së Stambollit në orën 20:30 me orën lokale, duke thënë se presidenti ka frikë nga protestat.
Ai u kërkoi gjithashtu njerëzve kudo në Turqi që të protestojnë në mënyrë paqësore në të njëjtën kohë, kudo që ndodhen në vend, transmeton BBC.