Hashim Thaçi mbërrin në Kosovë, viziton varrin e babait

Hashim Thaçi mbërrin në Kosovë, viziton varrin e babait

Raportohet se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbërritur në Kosovë dhe është te varri i babait të ndjerë, Haxhi Thaçit.

Lajmin e ka bërë të ditur Nasim Haradinaj, ish-nënkryetari i OVL të UÇK-së.

“E sollën sot në kohë të pa kohë, sa për sy e faqe e që nuk e kanë asnjë pikë në vetëvetën e tyre e le më ajo njerëzorja që ju mungonë në total”, ka shkruar ai në facebook.

Pavarësisht se Gjykata Speciale nuk i kishte dhënë leje për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babait të tij, Haxhi Thaçit, ai ka marrë leje për të vizituar varrin pas tre ditësh, raporton rtk.

Share This