Gjermania, Nagelsmann: Italia luan mirë, ka një trajner të madh

Gjermania, Nagelsmann: Italia luan mirë, ka një trajner të madh

“Italia ka një trajner të madh që ka një ide shumë tërheqëse për futbollin, ata luajnë shumë mirë. Janë një ekip sulmues, por në të njëjtën kohë mbrojnë mirë, janë një ekip shumë i rrezikshëm, në përgjithësi me ekuilibër të madh”.

“Po kalojnë një periudhë të mirë, ashtu si ne. Do të jetë një ndeshje shumë interesante dhe mezi e pres”. Kështu tha trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann, në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Italisë në Ligën e Kombeve.

“Qasja jonë do të jetë praktikisht e njëjtë, është e rëndësishme që lojtarët të dinë se çfarë duhet të bëjnë. Ne nuk duam të ndryshojmë mënyrën se si luajmë, nëse do ta bënim do të ishte e vështirë. Të dyja skuadrat do të sulmojnë dhe mbrojnë, ne e dimë se është e rëndësishme të kemi një përzierje të mirë lojtarësh që i bëjnë të dyja fazat”.

“Ndeshjet e fundit nuk kemi pasur ekuilibër, por ky është synimi ynë nesër. Dhe pastaj do të përpiqemi të vendosim fatin e kësaj ndeshje në Dortmund”.

Share This