
Itali-Gjermani, Spalletti: Do të luajmë për të fituar
Trajneri i Italisë, Luciano Spalletti foli në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes ndaj Gjermanisë: “Po flasim për dy kombëtare shumë të forta. Jam i bindur se do të jetë një ndeshje e mirë, ku të dyja do të luajnë për të fituar”.
Italia nuk ka fituar kundër Gjermanisë për 13 vjet. “Kundër tyre kemi barazuar edhe katër në gjashtë ndeshjet e fundit. Ne kemi për detyrë të jemi ajo ëndrra që kanë të gjithë italianët duke parë se si luan kombëtarja. Duhet të fitojmë ndeshje dhe të jemi një kombëtare e fortë. Duhet të mbajmë me vete historinë tonë, në të mirë apo në të keq”.
“Ndeshja kundër Gjermanisë ka gjithmonë një hijeshi, që lidhet me të kaluarën e dy kombëtareve shumë të forta. Jam i bindur se do të jetë një ndeshje e mirë, me të dyja skuadrat që luajnë për të fituar. Ne do të luajmë ndeshjen tonë. Ata do të na sjellin cilësinë që kanë, duke na detyruar të zgjedhim se si ta përballojmë, por ne duam të fitojmë”.