Ranieri konfirmon largimin nga Roma në fund të sezonit

Ranieri konfirmon largimin nga Roma në fund të sezonit

Trajneri i AS Roma, Claudio Ranieri, ka theksuar se planet e tij për t’u larguar në fund të sezonit mbeten të pandryshuara.

Ranieri ka transformuar sezonin e Romës që nga momenti i ardhjes së tij, por në moshën 73-vjeçare, ai është i vendosur të tërhiqet.

“Jo, jo, pensionimi është gjëja e duhur!” tha ai për ‘Sky Italia’, raporton RTKLive.com.

“Nuk mund të jem shumë i surprizuar, sepse gjithmonë kam qenë një person pozitiv në punën time dhe në marrëdhëniet me lojtarët që kam pasur në dispozicion. Kur mbërrita, gjeta një skuadër të fortë, por që kishte humbur besimin në vetvete”.

“Unë thjesht u përpoqa t’i bashkoja, t’u jepja atë besim që e meritonin. Ata u ribashkuan dhe kanë bërë një punë të jashtëzakonshme. Tani vjen pjesa më e bukur dhe më e vështirë. Duhet të vazhdojmë me të njëjtin entuziazëm që kemi pasur deri tani, duke u përpjekur të bëjmë që tifozët tanë të dashurohen edhe më shumë me këtë skuadër”, ka theksuar strategu italian.

Share This