Milani i falet Pulisic
AC Milan mezi e ka mposhtur Genoan, me rezultat minimal 0-1, të shtunën mbrëma në kuadër të Serie A.
“Rossonerët” duhet t’i falen amerikanit Pulisic, i cili në minutën e 88-të gjeti rrugën e golit për fitoren tejet të rëndësishme të skuadrës së Stefano Piolit.
Milanistët më mirë e kontrolluan lojën në terren ndaj Genoa-s, krijuan më shumë raste, por që goli erdhi krejt në finish të kësaj sfidë më anë te Pulisic, i cili po shfaq formë të mirë këtë sezon të garave me Milanin.
Kjo ndeshje në disa momente solli edhe duele të ashpra për çfarë arbitri i ndeshjes ndëshkojë pesë lojtarë më karton të verdhë dhe dy më të kuq (Maignan i Milanit) dhe Martinez (Genoa).
Pas kësaj fitore, Milani ka 19 pikë, aq sa ka edhe Interi në krye të tabelës, derisa Genoa renditet e 12-të me 9 sosh.