Proton Cable Prizreni fiton dramën ndaj Vëllaznimit
Proton Cable Prizreni ka shënuar fitoren e parë, njëkohësisht duke ia shkaktuar humbjen e tretë Vëllaznimit këtë edicion.
Prizrenasit fituan 76:78 (19:21, 20:28, 28:13, 9:16) në javën e tretë të Prince Caffe Superligës.
Çereku i parë ishte tërësisht i barabartë, ku asnjëra skuadër nuk arrinte të shkëputej, por në fund prizrenasit me tri pikë radhazi e fituan këtë pjesë 19:21. Edhe periudha e dytë ishte e barabartë deri në fund, kur një seri e mysafirëve bëri që të shkojnë në pushim me shifrat 39:49.
Vendasit dalëngadalë shkrin epërsinë e mysafirëve dhe në pesë minutat e fundit të periodës së tretë, hyjnë në një seri të suksesshme të inspiruar nga Ardit Pepaj dhe bëjnë rikthimin e madh, ku shifrat pas 30 minutash ishin 67:62. Në dhjetë minutat e fundit u zhvillua lojë dramatike deri në fund, madje fituesi nuk është ditur deri në çastet e fundit, ku edhe pse të dy skuadrat kishin mundësi për fitore, ishte Deni Sills që me dy pikë nga gjuajtjet e lira vendosi fituesin e ndeshjes për rezultatin përfundimtar 76:78.
Ai e mbylli ndeshjen me 22 pikë e gjashtë kërcime, ndërsa u ndihmua nga Isaiah Kellyme 19 pikë e tetë kërcime, Urim Zenelaj me nëntë pikë e 11 asistime dhe Musab Mala me 13 pikë e gjashtë asistime, kurse te vendasit u dalluan Samuel Sessoms me 23 pikë, katër kërcime e katër asistime, Jordan Dallas me 11 pikë e 11 kërcime dhe Ardit Pepaj me 16 pikë e katër kërcime.