Vedat Muriqi, asist në barazimin ndaj Valencias, më i vlerësuari te Mallorca
Vedat Muriqi me notën më të lartë mes futbollistëve të Mallorcas për ndeshjen me Valencian, që u zhvillua në Ishull.
Sulmuesi “dardan”, edhe pse nuk arriti të shënonte, dha kontributin e tij, ndonëse në mënyrë të pavullnetshme, te goli i parë i sfidës i shënuar nga Rodriguez që në minutën e pestë.
“Sofascore” e ka vlerësuar me notën 7.8. Vetëm Pepelu i Valncias ka marrë notë më të lartë se Muriqi: 7.9.
Muriqi, në tentativë për të goditur portën, e devijoi topin aq sa u shndërrua në asist për shokun e skuadrës, që nuk gaboi brenda zonës.
Gjithsesi, në fundin e pjesës së dytë, Lopez i Valencias barazoi rezultatin.
Vedat Muriqi deri në këtë fazë të kampionatit ka shënuar katër gola dhe ka dhënë dy asiste.