Muriqi asiston në barazimin e Mallorcas ndaj Valencias

Muriqi asiston në barazimin e Mallorcas ndaj Valencias

Mallorca dhe Valencia kanë ndarë pikët duke luajtur baras 1-1, të shtunën në kuadër të La Ligës.

Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi, i cili tashmë është lojtari kryesor tek Mallorca, edhe në duel me Valencian bëri paraqitje mjaft të mirë, madje, ai asistoi në golin që shënoi Rodriguez (5’), derisa Nogueroi (45+3), ia siguroi një pikë Valencias.

Mallorca pas këtij barazimi renditet në vendin e 13-të me tetë pikë të tubuara, tri me pak se Valencia që zë vendin e nëntë.

Share This