Juve triumfon ndaj Torinos, ngjitët në vendin e tretë
Juventusi është treguar skuadër e fortë në duel me Torinon.
“Zonja e Vjetër” e ka mposhtur rivalin lokal, Torinon, me rezultat 2-0, të shtunën në kuadër të Serie A.
Ndonëse të dy skuadrat në pjesën e parë patën rastet e tyre, sidomos juventinët, megjithatë, këta të fundit fitoren e siguruan në fraksionin e dytë falë një goli të Federico Gatti (47’) dhe një gol të Arkadiusz Milik (62’).
Pas kësaj fitore, Juve ngjitët në vendin e tretë me 17 pikë të tubuara, kurse, Torino pozicionet e 12-ta me vetëm nëntë pikë.