Man United me përmbysje fiton ndaj Brentfordit, Chelsea “shkatërron” Burnleyn

Man United me përmbysje fiton ndaj Brentfordit, Chelsea “shkatërron” Burnleyn

Manchester United ka bërë një përmbysje në kohën shtesë kundër Brentfordit derisa Chelsea triumfoi në udhëtim te Burnley.

“Djajtë e Kuq” ishin më të mirë se “Bletat”, duke fituar në fund me rezultat 2:1.

Mathias Jensen kaloi mysafirët në epërsi pas një goditje të devijuar (26’).

Pas kësaj, Man United mori tërë posedimin duke krijuar raste të njëpasnjëshme e deri vonë Thomas Strakosha bënte super pritje.

Sidoqoftë, zhvillohej minuta e 90+4’ kur mesfushori Scott McTominay përfitoi nga një top i kthyer për ta barazuar rezultatin.

Skocezi u gjend sërish në vendin e duhur tre minuta më vonë për t’ia siguruar Unitedit pikët e plota (90+7’).

Tani, Man United mbledhë 12 pikë në pozitën e nëntë në Premier League, derisa Brentford zë vendin e 14-të me shtatë sosh.

Ndërsa, Chelsea ka triumfuar bindshëm në udhëtim te Burnley me rezultat 1:4.

“Blutë” edhe pse ishin në disavantazh, arritën ta përmbysin në pjesën e dytë për t’i arkëtuar pikët e plota.

Burnley kaloi fillimisht në epërsi me anë të Wilson Odobert që realizoi pas asistimit të Lyle Fosterit (15’).

Chelsea barazoi rezultatin pas autogolit të AMeen Ak Dakhil, i cili e dërgoi topin brenda rrjetës duke tentuar ta devijojë gjuajtjen e Raheem Sterlingut (42’), rezultat me të cilin përfundoi kjo pjesë.

Në pjesën e dytë, Chelsea ishte shumë herë më e mirë duke e përmbysur pas vetëm katër minutave, me Cole Palmer që realizoi nga pika e bardhë (49’).

Për golin e tretë u përkujdes Raheem Sterling që shënoi nga afërsia pas asistimit të bukur të Conor Gallagher (65’).

Ndërsa, fitoren e vulosi qendërsulmuesi Nikolas Jackson pas një asistimi të Palmer (75’).

Me këtë tre pikësh, Chelsea ngrihet në pozitën e nëntë me 11 pikë derisa Burnley zë vendin e 18-të me katër sosh.

Share This