Sylvinho kërkon 100 përqindëshin ndaj Çekisë
Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, në një konferencë për medie, ka folur për ndeshjet e tetorit, me theks të veçantë për ‘finalen’ e Evropianit kundër Çekisë.
Strategu brazilian kërkon nga të besuarit e tij 100 përqindëshin në duel me çekët.
Sipas Sylvinhos, lojtarët duhet të japin 100% edhe në sulm por edhe në mbrojtje, pasi është një nga tre finalet.
“Kjo nuk është një ndeshje ku mund të themi do luani më shumë në sulm apo mbrojtje por për 90 minuta duhet të luajmë dhe në sulm dhe në mbrojtje është një ndeshje që kërkon shumë energji, por do ta shohim. Kemi edhe tre finale para dhe duhet të japim maksimumin”, ka thënë Sylvinho.
Kuqezinjtë do të zhvillojnë dy ndeshje gjatë muajit tetor, me Republikën Çekë në “Air Albania” më 12 tetor, që është e vlefshme për kualifikueset EURO2024 dhe më 17 tetor do përballet në një miqësore me Bullgarinë, po në Tiranë.