
Nations League: De la Fuente publikon listën e Spanjës, dominon Barça me 7 lojtarë
Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, publikoi listën e lojtarëve të përzgjedhur për çerekfinalet e Ligës së Kombeve kundër Holandës të planifikuar për javën e ardhshme (e enjte 20 mars në Roterdam dhe e diel 23 mars në Valencia).
Pavarësisht mungesave të Gavi, Balde dhe Fermin Lopez, Barcelona është klubi me më shumë lojtarë, plot 7. Kjo është lista e lojtarëve të thirrur.
Portierë: Unai Simón, David Raya, Álex Remiro.
Mbrojtës: Porro, Mingueza, Le Normand, Pau Cubarsí, Iñigo Martínez, Asencio, Marc Cucurella, Grimaldo.
Mesfushorë: Martín Zubimendi, Marc Casadó, Fabián Ruíz, Mikel Merino, Álex Baena, Pedri. Sulmues: Lamine Yamal, Nico Williams, Ferran Torres, Yeremy, Dani Olmo, Ayoze, Morata, Bryan Zaragoza, Samu Omorodion, Mikel Oyarzabal.