Klopp: Me Brighton do të jetë ndeshje e vështirë

Klopp: Me Brighton do të jetë ndeshje e vështirë

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp ka thënë se Brighton & Hove Albion luan futboll të jashtëzakonshëm, duke paraparë ndeshje të vështirë me këtë skuadër. 

Ai ka folur kështu para ndeshjes të së dielës e cila i përket Premier League.

Në tabelën që kryesohet nga Manchester City, Liverpool gjendet në pozitën e katërt ndërsa Brighton në vendin e gjashtë.

“Ne presim një ndeshje vërtet të vështirë kundër një prej skuadrave më të mira në ligë, skuadrës së trajnerit më të mirë në ligë, do të thosha”, është shprehur gjermani.

“Brighton pati disa rezultate që nuk janë si duhet, por kjo është një situatë krejtësisht normale në një proces. Skuadra pati shumë ndryshime, humbën lojtarët kryesorë , ku njërin prej tyre e morëm ne, dhe ende luajnë futboll të jashtëzakonshëm”.

Share This