Von der Leyen për tarfiat: BE do të ndërmarrë kundërmasa proporcionale

Von der Leyen për tarfiat: BE do të ndërmarrë kundërmasa proporcionale

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka reaguar për tarifat e vëna ndaj BE-së nga presidenti Trump. Ajo u shpreh se BE do të ndërmarrë kundërmasa proporcionale.

Në një postim në platformën ‘X’, Von der Leyen ka shkruar se tarifat janë taksa dhe që janë të këqija për biznese, por akoma matë këqija janë për konsumatorët.

“Tarifat janë taksa. Ato janë të këqija për biznesin, dhe akoma më keq për konsumatorët. Sot Evropa merr kundërmasa të forta, por proporcionale. Ne mbetemi të gatshëm për t’u angazhuar në dialog”, ka shkruar Von der Leyen.

Share This