
Kosova mposht Ukrainën në një ndeshje dramatike
Kosova ka shënuar fitore dramatike ndaj Ukrainës me rezultat 31:30 në kualifikimet për Kampionatin Evropian të hendbollit.
Golat vendimtarë janë shënuar në minutat e fundit nga Egzon Gjuka dhe kapiteni Valon Dedaj.
Ndeshja e zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë pa Kosovën të dominojë pjesën e parë (16:12) dhe të ruajë epërsinë për një kohë të gjatë, pavarësisht rikthimit të Ukrainës.
Me këtë fitore, Kosova forcon pozitat për kualifikim në Evropianin e vitit të ardhshëm. Të dielën, Dardanët do të përballen sërish me Ukrainën në Klaipeda, Lituani.