
Atletiko Bilbao e kthen ”me këmbë në tokë” Romën, kalon në çerekfinale të Europa League
Atletiko Bilbao është kualifikuar në çerekfinale të Europa League.
Në ndeshjen e dytë të 1/8 së finales, Bilbao e mposhti Romën para tifozave vendas në stadiumin “San Mames”, me rezultat 3-1, duke kaluar tutje me rezultat të përgjithshëm, 4-3, shkruan IndeksOnline.
Skuadra italiane e nisi shumë keq ndeshjen, duke mbetur me një lojtar më pak, pasi Mats Hummels u ndeshkua direkt me karton të kuq në minutën e 11-të.
Kjo epërsi numerike u shfrytëzua nga baskët, ku Nico Williams shënoi golin e epërsisë, në minutën 45+3.
Aitor Paredes dyfishoi epërsinë në minutën e 68-të, ndërsa Nico Williams me golin e dytë personal, vulosi fitoren e Bilabaos, në minutën e 82-të.
Në fund të ndeshjes, Roma arriti të shënonte golin e nderit, pasi Leandro Paredes u tregua i sakt nga penalltia në minutën 90+3.