Berisha ruan portën të pastër, dëmtohet Ismajli
Empoli i Etrit Berishës, Ardian Ismajlit dhe Stiven Shpendit nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola përballë Udinezes në ndeshjen që hapi javën e tetë të Serisë A.
0-0 në Castellani, me friulianët që pendohen për shanset e Samardzic dhe toskanët që protestojnë për golin e anulluar (nga VAR) të Ciccio Caputo.
Etrit Berisha, në fushën e lojës për 90 minuta, arriti të mbajë portën të pastër pavarësisht sulmeve të shumta të kundërshtarit me protagonist Samardzic. 75 minuta lojë për mbrojtësin Ismajli, që pësoi një dëmtim dhe u zëvendësua nga Walukiewicz .
Në këtë sfidë munguan minutat për Stiven Shpendin, i cili qëndroi në stol gjatë gjithë ndeshjes