
Trumpi sugjeron që Kanadaja të bëhet shtet amerikan, nëse do t’i shmang tarifat
Donald Trump ka sugjeruar se e vetmja mënyrë se si Kanadaja mund të shmangë të gjitha tarifat e tij do të ishte të bëhej shtet amerikan.
Presidenti amerikan që kur e mori detyrën ka bërë thirrje që Kanadaja të bëhet shteti i 51-të i ShBA-së.
Në një postim të gjatë në Truth Social, ai tha: “E vetmja gjë që ka kuptim është që Kanadaja të bëhet shteti ynë i dashur “Fifty First”.
“Kjo do të zhdukte totalisht të gjitha tarifat dhe gjithçka tjetër.
“Taksat e kanadezëve do të ulen në mënyrë thelbësore, ata do të jenë më të sigurt, ushtarakisht dhe përndryshe, si kurrë më parë, nuk do të ketë më një problem të kufirit verior dhe kombi më i madh dhe më i fuqishëm në botë do të jetë më i madh, më i mirë dhe më i fortë se kurrë”.