
EHF-ja konfirmon ngritjen e Kosovës, Dardanet në vazon e tretë
Më 20 mars në Cluj-Napoca të Rumanisë tërhiqet shorti i kualifikimeve të rregullta për Kampionatin Evropian të vitit 2026 për hendbolliste.
Përmes kualifikimeve caktohen 16 kombëtare që do të paraqiten në Evropianin që mbahet Poloni, Rumani, Çeki, Sllovaki dhe Turqi.
Në Evropian pos nikoqireve direkt kualifikohen edhe Norvegjia, Danimarka dhe Hungaria, që ishin tri kombëtaret më të mira në Evropianin e vitit të kaluar.
Në kualifikime do të jenë gjashtë grupe me nga katër ekipe kombëtare.
Kosova është në vazon e tretë së bashku me Maqedoninë e Veriut, Ukrainën, Portugalinë, Italinë dhe Greqinë.
Fakti se Kosova për herë të dytë është në vazon e tretë dëshmon rritjen e Kombëtares sonë në vitet e fundit.
Në vazon e katërt janë Ishujt Faroe, Finlanda, Izraeli, Bosnjë-Hercegovina, Lituania dhe Belgjika.
Në vazon e parë janë Franca, Suedia, Holanda, Gjermania, Mali i Zi dhe Spanja. Vazoja e dytë përbëhet nga Sllovenia, Kroacia, Austria, Zvicra, Serbia e Islanda.
Dy të parët e secilit grup kualifikohen në Evropian e po ashtu katër kombëtaret më të mira të pozitës së tretë, prej gjashtë grupeve sa janë gjithsej.