Rutte konfirmon përkushtimin e NATO-s për siguri afatgjate në Kosovë

Rutte konfirmon përkushtimin e NATO-s për siguri afatgjate në Kosovë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë “kompromise të duhura” në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Ai në  një konferencë të përbashkët për medie me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë  se “të dyja palët duhet të fokusohen në dobitë afatgjatë”.

Më tutje, ai ka thënë se NATO është e përkushtuar për siguri afatgjate në Kosovë.

“Prania ime është demonstrim i qartë i përkushtimit të NATO për siguri afatgjate në Kosovë. Këtu dhe në rajon NATO ka mbështetur sigurinë për Ballkanin Perëndimor për më shumë se 30 vjet. Ekipet e KFOR-it vazhdojnë të mbështesin institucionet e sigurisë. Vlen të përmendet se siguria në rajon ndërlidhet edhe me dialogun, andaj të dyja shtetet duhet të fokusohen dhe të bëjnë kompromise të duhura”, ka thënë Rutte.

Share This