Presidenti Ademi pret homologun e Polonisë, diskutojnë për bashkëpunimin e dy federatave

Presidenti Ademi pret homologun e Polonisë, diskutojnë për bashkëpunimin e dy federatave

Presidenti i FFK-së, Agim Ademim të martën ka pritur në takim presidentin e Federatës së Futbollit të Polonisë, Cezary Kulesza, dhe sekretarin e kësaj federate, Łukasz Wachoëski, në një vizitë të rëndësishme në Prishtinë.

Ata diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit mes dy federatave dhe për ndarjen e përvojave të vlefshme për zhvillimin e futbollit, veçanërisht në nivelin e grupmoshave të reja.

“Një nga temat kryesore të diskutimit ishte përvoja e Polonisë në zhvillimin e gjyqtarëve të futbollit, segment ky i cili është shumë i avancuar në këtë shtet dhe ka ndikim të madh edhe në nivelin botëror. Suksesi i gjyqtarëve polakë është një model që mund të shërbejë si frymëzim për gjyqtarët e Kosovës, në mënyrë që të ngrisin nivelin e tyre”, ka shkruar Ademi në Facebook.

Ai ka shtuar se në këtë takim, diskutuan gjithashtu për mundësinë e realizimit të projekteve të përbashkëta, të cilat do të fokusohen në zhvillimin e futbollit dhe mbështetjen për brezat e rinj.

“Këto projekte do të krijojnë mundësi për futbollistët e rinj të rriten e të zhvillohen dhe njëherësh do të forcojnë bashkëpunimin dhe miqësinë mes dy vendeve tona”, ka shkruar kreu i FFK-së.

Share This