FFK e pranon ankesën e Suharekës, fiton në tavolinë ndaj Rahovecit

FFK e pranon ankesën e Suharekës, fiton në tavolinë ndaj Rahovecit

Suhareka ka fituar në tavolinë ndaj Rahovecit me rezultat zyrtar 3:0 edhe pse ndeshja mes dy skuadrave kishte përfunduar 0:0 në kuadër të Ligës së Parë, Grupit A.

Federata e Futbollit të Kosovës ka vendosur ta paranojë ankesën e Suharekës 23, duke ia dhuruar fitoren, shkruan Lajmi.

Rahoveci humbi ndeshjen, pasi inkuadruan në lojë Hamid Mullaabazi, i cili nuk ka qenë i regjistruar për të luajtur.

“Ndeshja e javës së 7-të e Viva Fresh Ligës së Parë – Grupi A, në mes KF “Rahoveci“ dhe KF “Suhareka 23” e përfunduar me rezultat 0:0 në fushë, regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0 në favor të KF Suhareka 23 nga Suhareka”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Suhareka pas shtatë ndeshjeve të zhvilluara ka katër fitore, dy humbje e një barazim, kurse Rahoveci ka tri fitore, dy barazime e dy humbje.

Share This