Gjimshiti “kursehet” për Atalantën, por jo për Shqipërinë
Berat Gjimshiti ishte ndër lojtarët më të mirë të Atalantës dje në fitoren kundër Sportingut në Lisbonë në Europa League, por u zëvendësua në minutën e 54-t për shkak të një dëmtimi.
Mbrojtësi shqiptar pati probleme muskulore në kofshën e djathtë dhe nuk mundi ta vazhdonte më lojën. Sipas lajmeve nga Italia, ai nuk do të luajë me Atalantën të dielën në ndeshjen kundër Lacios në Romë.
Kjo shkakton dyshim të fortë për pjesëmarrjen e tij në ndeshjen e Shqipërisë kundër Çekisë vetëm katër ditë më pas, më 12 tetor.
Gjimshiti është thirrur nga trajneri Silvinjo, megjithatë mbetet për t’u parë gjendja e lojtarit dhe nëse do të jetë i pranishëm, pasi ftesa për ndeshjet e kombëtares është dërguar më herët.
Nëse emri i tij figuron mes 26 të grumbulluarve nga Silvinjo lë të kuptohet se stafi mjekësorë i Atalantës i ka dhënë garancitë e duhura homologëve të Shqipërisë se dëmtimi nuk është serioz.