Nisin lëvizjet pas zgjedhjeve, Abdixhiku mbledh Kryesinë e LDK

Nisin lëvizjet pas zgjedhjeve, Abdixhiku mbledh Kryesinë e LDK

Nisin lëvizjet pas zgjedhjeve, Abdixhiku mbledh Kryesinë e LDK

Me rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit që tashmë është qartësuar dhe ka nxjerrë Vetëvendosjen si forcë të parë, partitë politike kanë nisur të lëvizin.

Në orën 14:00 në selinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, do të mblidhet kryesia e kësaj partie, me kërkesë të kryetarit Lumir Abdixhiku.

Me anëtarët e kryesisë, Abdixhiku do të diskutojë rreth rezultatit që arriti LDK në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, duke dalë forcë e tretë pas Vetëvendosjes dhe PDK, me 18.43% të votave dhe 20 ulëse në Kuvend, shkruan A2 CNN.

Pos kësaj, në mbledhje do të diskutohen edhe tema të tjera me rëndësi, mes të tjerash edhe drejtimi që do të marrë kjo parti pas certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja.

Share This