
Motta pas disfatës nga Atalanta: Humbja gjithmonë dhemb
Trajneri i Juventusit, Thiago Motta, duke folur për “La Domenica Sportiva”, ka analizuar disfatën e rëndë të skuadrës së tij në shtëpi ndaj Atalantës.
Juve u mund të dielën mbrëma nga Atalanta (0-4), midis Torinos.
Motta thotë se skuadra nga Bergamo e meritojë fitoren, sepse sipas tij, Atalanta po ecën shumë mirë.
“Gjëja e parë që mund të them është se fitorja e Atalantës ishte e merituar. Duhet ta përgëzojmë këtë ekip që po ecën shumë mirë”, tha ai.
“Ne e nisëm shumë mirë ndeshjen, duke luajtur më mirë, por përballe kishim një skuadër të fortë, e cila shfrytëzoi gabimet tona dhe kundërsulmoi me shpejtësi”.
“Pas golit të parë filluam të humbnim pak ekuilibrin, sidomos në fazën sulmuese. Pas golit të dytë, që erdhi menjëherë në fillim të pjesës së dytë, u bë edhe më e vështirë, sepse u hapëm shumë duke i dhënë hapësirë Atalantës”, theksoi Motta.
A ishte kjo humbje më e keqe se ajo në Kupën e Italisë?
“Humbja gjithmonë dhemb, por e ripërsëris, sot e nisëm shumë mirë ndeshjen. Skuadra kundërshtare ishte e fortë dhe e meritoi fitoren”, pohoi Motta.