
Man United dhe Arsenal ndajnë pikët në derbin e madh anglez
Nuk ka fitues në derbin e madhe të kësaj fundjavë në Premier League-n.
Manchester United dhe Arsenal kanë ndarë pikët duke luajtur baras 1-1, të dielën në kuadër elitës së futbollit anglez.
Ashtu siç pritej dueli mes këtyre dy skuadrave më nam në tokën angleze, ka prodhuar një ndeshjet të fortë, më raste të shumta nga të dy skuadrat, anipse u shënuan vetëm dy gola.
Fernandes (45+2’), zhbllokojë lojën duke kaluar në epërsi Man Unitedin prej 1-0.
Lojë dinamike është luajtur edhe në pjesëlojën e dytë. ‘Topçinjtë’ pas insistimit të shumtë gjeten golin e barazimit përmes Rice (74’), rezultat më të cilin edhe u mbyll kjo sfidë tejet interesante.
Pas këtij barazimi, Man United ka 34 pikë në vendin e 14-të, kurse, Arsenali renditet e dyta me 55 sosh, 15 pikë prapa liderit të tabelës, Liverpool.