
S’gabon Reali, mund Vallecanon
Real Madridi ka arkëtuar edhe tri pikë të rëndësishme në garën për kreun e tabelës në La Liga.
‘Los Blancos’ mundën Rayo Vallecanon, me rezultat 2-1, të dielën në ‘Bernabue’, sfidë kjo e luajtur në kuadër të elitës së futbollit spanjoll.
Skuadra e Carlo Ancelottit ishte ekip më i mirë në terren, krijojë raste më shumë si dhe shënoi dy gola.
Kylian Mbappe (30’) dhe Vinicius Junior (34’), shënuan nga gol në fitoren e madrilenëve, derisa për skuadrën mysafire golin e vetëm e realizoi Diaz (45+2’).
Pas kësaj fitore, Real Madrid ka 57 pikë aq sa ka edhe Barcelona në krye të tabelës, por këta të fundit kanë një ndeshje me pak, kurse, Vallecano renditet e shtata me 36 sosh.