Fitore dramatike e Milanit ndaj Lecce-s

Fitore dramatike e Milanit ndaj Lecce-s

AC Milan e ka mposhtur Lecce-n me përmbysje në udhëtim, me rezultat 2-3, të shtunë në ‘Stadio Via del Mare’, ndeshje kjo e luajtur në kuadër të elitës së futbollit italian.

Dueli mes Lecce-s dhe skuadrës ‘Rossonere’, ka prodhuar një sfidë tejet interesante me raste të shumta dhe pesë gola të shënuara.

Lecce e nisi më mirë ndeshjen dhe vetëm pas shtatë minutave lojë përmes Krstovic kalojë në epërsi prej 1-0.

Skuadra nikoqire edhe fraksionin e dytë e nisi mjaft mirë dhe sërish në skenë del Krstovic (59’), i cili dyfishoi shifrat në 2-0.

Megjithatë, Milani nuk u dorëzua. Fillimisht Gallo (68’) realizon autogol për rezultatin 2-1.

Vetëm pesë minuta më vonë, në të 73-ën, Pulisic barazoi shifrat nga pika e bardhë. Amerikani vazhdoi të ishte protagonist dhe në minutën e 81-të shënoi golin e fitores për milanistët në një duel dramatik.

Pas kësaj fitore, Milani renditet në vendin e 8-të me 44 pikë, ndërsa Lecce mbetet në vendin e 16-të me 25 sosh.

Share This