Kosumi vjen me ekspozitën “Periudha e Mbijetesës së sportit të Kosovës”
Gazetari i njohur i sportit, Gani Kosumi në fund të këtij muaji, do të sjellë ekspozitën “Periudha e Mbijetesës së sportit të Kosovës 1991-1999.
Ish-redaktori i sportit për shumë vite në Radio Kosovë, përmes llogarisë së tij në Facebook, ka bërë më dije se në fund të muajit tetor do të hap ekspozitën “Periudha e Mbijetesës së sportit të Kosovës 1991-1999.
“Në fund të tetorit hapet Ekspozita “Periudha e Mbijetesës së sportit të Kosovës 1991-1999. Pas një pune të mundimshme, mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit, me 30 e 31 tetor dhe 1 nëntor 2023, do të hapet Ekspozita personale e Gani Kosumit ‘Periudha e Mbijetesës së sportit të Kosovës 1991-1999’. Kjo ekspozitë mbahet në Sallën e Atelesë përballë sallës së kuqe të Qendrës së Rinisë dhe Sportit në Prishtinë dhe zgjatë 3 ditë”, ka shkruar gazetari Kosumi.