Ndotja e ajrit në Kosovë, problem i përsëritur

Ndotja e ajrit në Kosovë, problem i përsëritur

Eksperti i mjedisit, Agron Bektashi, ka theksuar se ndotja e ajrit në periudhën tetor-mars është një problem i përsëritur çdo vit, veçanërisht në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Obiliq, ku janë zonat më të industrializuara dhe më të populluara.

Në një intervistë për Ekonomia Online, ai tha se ndotësit kryesorë tani janë KEK-u dhe trafiku urban, i cili përkeqësohet me hyrjen e mbi 30-40 mijë makinave në Prishtinë çdo mëngjes, transmeton Klankosova.tv.

“Fatkeqësisht situata me ndotjen e ajrit posaçërisht në periudhën tetor-mars, po përsëritet çdo vit. Posaçërisht këtë pjesën që mbulon Prishtinën, Fushë Kosovën dhe Obiliqin, e cila është pjesa më e industrializuar. Është e mbi populluar dhe sasia e njerëzve që veprojnë e punojnë është më e madhe”, tha ai.

“Por çdo vit bëhet edhe më keq, para 20 viteve KEK-u ka qenë ndotësi kryesor, tanimë bashkë me KEK-un kemi trafikun urban që është një ndotës shumë i madh, vetëm në Prishtinë hyjnë në mëngjes mbi 30-40 mijë makina, plus makinat e Prishtinës”.

Bektashi ka thënë se, përveç trafikut, nxehja individuale dhe përdorimi i elektrofiltrave në industri mund të ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së ajrit.

“Nëse kësaj ia shtojmë nxehjen individuale, atëherë mund të them se situata me ndotje dhe me cilësi të ajrit, posaçërisht në këtë periudhë pesë mujorshe nuk po përmirësohet. Është shumë vështirë që të bëhen parashikime është shumë vështirë po varen shumë aspekte, nëse të ardhmen punohet në shkarkimin e trafikut nga qendra me Baipas nëse popullata e madhe, pjesë e Prishtinës mbi 60 për qind kyçet në Termokos, edhe nuk përdorë nxehje individuale, edhe nëse përdoren industritë i përdorin elektrofilterat mund të presim përmirësim të ajrit, në të kundërtën situata do të vazhdojë njëjtë”, theksoi eksperti Bektashi.

Megjithatë, ai ka paralajmëruar se pa masa të tjera, situata do të vazhdojë të mbetet e njëjtë.

“Tani në vendin e 46 nuk di çka të them nganjëherë po biem edhe më poshtë, varësisht si është dimri dhe furnizimi i popullatës, me një fjalë ka vite mbi 15 vite situata në këtë periudhë nuk ka përmirësime”, shtoi ai.

Share This