
Superliga vazhdon sot me dy superndeshje
Pas ndeshjes se djeshme Ferizaj-Suhareka (3-1), elita e futbollit tonë, do të vazhdojë sot me dy ndeshjet e radhës në kuadër të xhiros së 23-të.
Llapi para tifozëve të saj sfidon Dritën, ndeshje kjo që parashikohet të sjellë një përballje tejet interesante pasi që pikët janë të rëndësishme për të dy skuadrat.
Ndërkaq, në ballafaqimin tjetër të ditës së sotëm takohen Ballkani dhe Prishtina, një tjetër duel që pritet të dhurojë një sfidë joshëse.
Kjo xhiro do të mbyllet të dielën pasdite me dy ndeshjet, ku përballen Gjilani-Feronikeli ’74 dhe Dukagjini-Malisheva.
Superliga/Java e 23-të
Sot takohen:
Ballkani-Prishtina
Llapi-Drita
Të dielën takohen:
Gjilani-Feronikeli ‘74
Dukagjini-Malisheva
Të gjitha ndeshjet e xhiros së 23-të fillojnë nga ora 14:00.