
Vdiq Ahmet Qeriqi i ‘Radios Kosova e Lirë’
Ka vdekur Ahmet Qeriqi, një nga themeluesit e Radios Kosova e Lirë.
Lajmin e kanë dhënë familjarët e miqtë e të ndjerit.
Ngushëllime për Qeriqin ka shprehur kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
“Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Prof. Ahmet Qeriqit, një nga themeluesit e Radios Kosova e Lirë. Ai ka kontribuar shumë gjatë luftës dhe pas saj, duke udhëhequr me përkushtim këtë institucion të rëndësishëm. Përkushtimi i tij ndaj atdheut dhe popullit tonë do të kujtohet përjetësisht. Ngushëllime të sinqerta familjes Qeriqi dhe të gjithë atyre që e njohën. I paharruar qoftë kujtimi i tij”, ka shkruar ai.