Ranieri pas fitores: Ndeshja e kthimit do të jetë e vështirë  

Ranieri pas fitores: Ndeshja e kthimit do të jetë e vështirë  

Pas triumfit në minutat e fundit falë golit të Eldor Shomurodov, trajneri i Romës, Claudio Ranieri, ka komentuar për “Sky” fitoren kundër Athletic Bilbao-s.

‘Romakët’ të enjten mbrëma mundën Bilbao-n, me rezultat 2-1, në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Europa League.

Ranieri thotë se është i kënaqur me fitoren dhe paraqitjen e të besuarve të tij, por sipas tij, sfida kthyese nuk do të jetë aspak e lehtë.

“Ideja është që gjithmonë të kemi sa më shumë opsione përpara se të fillojë ndeshja. E dimë forcën e një kundërshtari si Athletic, ndaj na pret një sfidë shumë e vështirë”, tha Ranieri.

Sipas tij, gjasat për kualifikim në çerekfinalet e kësaj garë janë të barabarta.

“Nëse shohim si ndeshja, mund të themi se është 50-50 mes nesh dhe atyre”, theksoi strategu italian.

Share This