
Isco i lumtur te Betisi, e mendon rinovimin e kontratës
Mesfushori spanjoll Isco po kalon një sezon të madh me Real Betisin.
Ish-futbollisti i Real Madridit, falë formës së mirë që po kalon tek Betis pritet të rikthehet në kombëtaren e Spanjës.
Mesfushori me përvojë me Betisin ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2027, por ai thotë se është i hapur për të diskutuar një marrëveshje të re me klubin.
“Që nga biseda e parë e dija që doja të shkoja te Real Betis. Njihja shumë njerëz këtu dhe mbi të gjitha, njihja (Manuel) Pellegrini-n, i cili ishte një nga arsyet kryesore që më bindi të vija këtu”, tha Isco për ‘Relevo’, transmeton RTKLive.
“Sot mund të them me siguri se ishte një nga vendimet më të mira që kam marrë. Jam shumë i lumtur dhe shpresoj të vazhdojë kështu për shumë vite. Pse jo të zgjas kontratën?”, theksoi ai.
Megjithatë, mesfushori spanjoll nuk e përjashton mundësinë e një rikthimi te Malaga në të ardhmen.