Arsenali në garë për Kimmich, PSG bën ofertën e parë zyrtare

Arsenali në garë për Kimmich, PSG bën ofertën e parë zyrtare

Mesfushori gjerman Joshua Kimmich ka marrë ofertën e parë konkrete për t’u larguar nga Bayern Munich këtë verë, me Paris Saint-Germain që ka lëvizur për të siguruar shërbimet e tij.

Reprezentuesi i Gjermanisë mund të largohet si lojtar i lirë pasi kontrata e tij skadon në fund të këtij sezoni.

Ndërkohë, Arsenali po kërkon një zëvendësues për Thomas Partey, i cili pritet të largohet, dhe Kimmich është një nga emrat që trajneri Mikel Arteta ka në shënjestër.

Megjithatë, PSG ka kohë që e pëlqen 30-vjeçarin dhe sipas “Metro UK”, kampionët e Francës tashmë i kanë paraqitur një propozim kontrate. Bisedimet mes palëve kanë nisur, por ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje, çka është një lajm pozitiv për “Topçinjtë”.

PSG thuhet se i ka ofruar një kontratë katërvjeçare Kimmich, ndërsa Bayern Munich mbetet optimist se mund të arrijë një marrëveshje me kapitenin e tyre aktual.

Bavarezët janë të vendosur të mbajnë mesfushorin e tyre të rëndësishëm, i cili kërkohet nga disa klube të mëdha evropiane, përfshirë Arsenal dhe PSG.

Bisedimet mes Kimmich dhe Bayernit pritet të intensifikohen në ditët në vijim, ndërsa gjigantët e Bundesligës synojnë ta mbajnë në skuadër një nga lojtarët e tyre më të vlefshëm.

Share This