Lori – Jozit: Mos bëj sikur ke bërë ndonjë gjë të madhe në këtë botë, banori: Jam njeri i thjeshtë

Lori – Jozit: Mos bëj sikur ke bërë ndonjë gjë të madhe në këtë botë, banori: Jam njeri i thjeshtë

Që nga rikthimi i Jozit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, marrëdhënia e tij me Loredanën ka qenë e tensionuar.

Dikur të afërt dhe të përfshirë në një lidhje, dyshja duket se tashmë nuk e gjejnë më gjuhën e përbashkët, me Loredanën që vazhdimisht kërkon shpjegime për ndryshimin e tij të qëndrimit.

Në një video të publikuar nga faqja zyrtare e BBVA, ata shihen duke debatuar ashpër. Lori, e irrituar nga ftohtësia e Jozit, nuk nguron as të tallet me të.

Duke iu drejtuar banores tjetër, Gerta Gixharit, ajo e pyet me ironi: “Gerta, e njihje Jozef Markun para se të hyje këtu?”.

Fillimisht, Gerta mohon ta ketë njohur, por më pas korrigjohet duke thënë se e kishte dëgjuar vetëm si emër dhe si këngëtar.

Jozi nuk e lë me aq dhe kundërpërgjigjet, duke thënë se as ai nuk e kishte njohur kurrë Gertën më parë. Këtu debati përshkallëzohet edhe më tej, me Loredanën që e sulmon: “Mos bëj sikur ke bërë ndonjë gjë të madhe në këtë botë, sepse nuk je asgjë”.

Jozi mbrohet duke thënë se është një person i thjeshtë, por i përkushtuar. Kjo nuk e bind Loredanën, e cila e akuzon se sillet sikur është dikush me shumë rëndësi: “Ti e heq veten sikur ça je”.

Në përgjigje, Jozi thekson se është shumë i përkushtuar dhe madje më i përkushtuar se Lori. Kjo e fundit i kundërvihet, duke e goditur me një koment thumbues: “Nga e di ti? Ti maksimumi që bën është trupi”.

Jozi reagon duke thënë se falënderon Zotin për aftësitë e tij dhe se stërvitet çdo ditë, ndërsa thumbon Loredanën: “Ti çfarë ushtron? Flokët?”.

Lori e mban qëndrimin e saj të fortë dhe i përgjigjet: “Kam gjëra të tjera për të bërë. Do të ndërtoj jetën time për të ardhmen”.

Përplasja mes tyre tregon qartë se raporti nuk është më ai i mëparshmi dhe tensioni mes tyre po rritet dita-ditës.

Share This