Feston Gjimshiti, Vladi fiton “derbin” me Rashicën
Feston Atalanta e Berat Gjimshitit në Europa League. Lille e Edon Zhegrovës merr vetëm një pikë në Conference League, kompeticion ku debutoi edhe Redi Kasa me sllovenët e Olimpija Ljubljana.
Ndërkohë që dardani Shkëlqim Vladi ishte protagonist në triumfin e çmendur me përmbysje 2-3 të Luganos përballë Besiktasit të Milot Rashicës.
Atalanta triumfoi 1-2 në Lisbonë përballë Sportingut, duke regjistruar suksesin e dytë radhazi në grupin D. Scalvini dhe Ruggeri realizuan në pjesën e parë golat e fitores për skuadrën nga Bergamo. Gjimshiti e nisi si titullat, teksa u zëvendësua në minutën e 54’.
Barazim 2-2 mes Marseille dhe Brighton në “Velodrome”, teksa pa fitues përfundoi edhe sfida AEK-Ajax (1-1). Aris mposhti 2-1 Rangers. Me të njëjtin rezultat fitoi edhe Real Betis ndaj Spartës së Pragës.
Qazim Laçi luajti 68 minuta për kampionët e Çekisë. Ëest Ham siguroi pikët maksimale pas suksesit 1-2 në Gjermani me Freiburgun. Edon Zhegrova u fut në fushë 12 minuta përpara fundit në përballjen e Conference League: Keflasvik-Lille 0-0.
Redi Kasa, ish-lojtari i Egnatias, debutoi në Conference League me Olimpija Ljubljana, që humbi në shtëpi 0-1 kundër Slovan Bratislavës. Ndërkohë që Vladi (86’) realizoi një nga golat e triumfit 2-3 të zviceranëve të Luganos kundër Besiktasit.
Vendasit po kryesonin 2-0 deri nëntë minuta nga fundi. Milot Rashica u aktivizua në pjesën e dytë për bardhezinjtë turq, të cilët e mbyllën takimin me dhjetë lojtarë pas të kuqit të Rosier (61’)