
Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A – bisedime të avancuara mes palëve
Sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, mund të jetë gati për një hap të ri në karrierën e tij, këtë herë në elitën e futbollit italian.
Sipas raporteve të fundit, Zhegrova e ka informuar presidentin e klubit Lille, Olivier Letang, se nuk planifikon të rinovojë kontratën e tij.
Kontrata e tij aktuale me Lille përfundon në verën e vitit 2025, dhe klubi francez kërkon rreth 40 milionë euro për të liruar sulmuesin kosovar.
Mediumi italian “Calciomercato” raportoi të hënën se drejtori sportiv i Napolit, Giovanni Manna, është në negociata të avancuara me menaxherin e Zhegrovës për një transferim të mundshëm në Serie A.